COVID-19, shkon në 304 numri i të prekurve në vend
0
0
Shkon në 304 numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë.
Sipas burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 27 raste të reja, duke bërë që të ketë një rritje të rasteve krahasuar me ditët e fundit.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë shtruar 73 persona, 7 prej tyre në terapi intensive, ndërsa dy të intubuar.
Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 persona, duke e çuar në 89 numrin e të shëruarve.
Ndërkaq harta e të prekurve është zgjeruar edhe më shumë në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër, ku janë evidentuar rastet e reja me COVID-19.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Tih9S8cmYfs
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/