Home ShowBiz Mozzik përjeton momente të vështira, i ati pëson sulm në zemër
Mozzik përjeton momente të vështira, i ati pëson sulm në zemër
0

Mozzik përjeton momente të vështira, i ati pëson sulm në zemër

0
0

Mozzik dhe Getinjo kanë përjetuar një moment të vështirë, pasi i ati i tyre i është nënshtruar një ndërhyrjeje urgjente në zemër.

Ka qenë vetë Mozzik që ka postuar në instagram një foto së bashkë me vëllain pranë të atit në spital.

Falë ndërhyrjes së mjekëve i ati ka mundur të dalë me sukses me kjo ndërhyrje dhe këngëtari ka falënderuar ekipin mjekësor që u përkujdes për të atin.

” E vetëm ti Zot je ai që bën mrekullira e që ti vendos se a do rrimë ende, apo do e lëmë këtë botë. Falë Zotit dhe mjekëve me intervenim të shpejtë e shpëtuanm Babën Gazmend nga infarktet në zemër. Kjo qenka jeta po të çuditka. Të dua Babalok. Falemindërit Zot, Faleminderit Mjekëve”, shkruan Mozzik krahas fotos së postuar në instagram, duke treguar kështu se fatmirësisht i ati ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Mozzik

Link: https://www.instagram.com/mozzik/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/