Home Aktualitet Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktori i famshëm
Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktori i famshëm
0

Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktori i famshëm

0
0

Është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare aktori i njohur amerikan Brian Dennehy.

Aktori e ka shtrirë karrierën e tij përgjatë 5 dekadave me role të shumta në filma e seriale.

Lajmin për largimin e tij nga jeta e dha e bija përmes një mesazhi në Twitter.

Aktori gjatë karrierës së tij në kinematografi numëron shumë role të rëndësishme ndërsa është vlërësuar me disa çmime.
Aktori u bë i njohur veçanërisht në fund të viteve 70 me serialet amerikane “Kojak” e më pas Dynasty.

Një prej roleve të tij të rëndësishme në filma ishte ai i oficerit në filmin Rambo me Silvester Stalone.
Ndërkaq aktorja e njohur amerikane Mia Farrow është shprehur e hidhëruar për largimin e tij nga jeta, ndërsa kujton kontributin dhe gjurmët që la pas në fushën e kineamatografisë.

https://www.instagram.com/p/B_DRmg1gExb/

Link: https://www.instagram.com/p/B_DRmg1gExb/

https://www.instagram.com/p/B_DPGbVACsI/

Link: https://www.instagram.com/p/B_DPGbVACsI/

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/2020/04/16/entertainment/brian-dennehy-dead/index.html