Home Aktualitet Rama jep lajmin e mirë, falen gjobat dhe rikthehen patentat, por nga java tjetër…
Rama jep lajmin e mirë, falen gjobat dhe rikthehen patentat, por nga java tjetër…
0

Rama jep lajmin e mirë, falen gjobat dhe rikthehen patentat, por nga java tjetër…

0
0

Të gjithë ata persona që kanë marrë gjobë apo ju është hequr patenta për shkak të thyerjes së rregullave të karantinës do të falen.

Këtë njoftim e ka dhënë vetë kryeministri Rama gjatë një komunikimi live në Facebook ku tha se është vendosur që të falen të gjitha gjobat e vendosura deri tani.

Kryeministri shtoi gjithashtu se nga java që vjen nuk do të ketë më tolerime, pasi me hyrjen në fuqi të kodit penal mbi masat ndërshkimore nuk do të tolerohet askush.

Rama shtoi se tani e tutje kush nuk dëshiron të jetë njësh me interesin e vendit do ta paguaj me të gjitha pasojat e rënda penale nga ajo çka u miratua dje në Kuvend.

Deri tani janë vendosur 7 mijë e 107 gjoba për qytetarët, ndërsa janë hequr mbi një mijë patenta të cilat do t’ju rikthehen sërish qytetarëve.
Kryeministri e përsëriti edhe njëherë se e gjithë kjo bëhet për të garantuar shëndetin e qytetarëve.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/180159656338600/

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/180159656338600/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/