Tirana vetëm e pensionistëve, Rama poston fotot e rralla nga rrugët e kryeqytetit sot
Të vetmit që mund të lëviznin sot deri në orën 11 të paradites ka qenë kategoria e pensionistëve.
Kryeministri Rama njoftoi dje se gjatë ditës së sotme pensioninstët mund të dilnin shëtitje pa shkaktuar grumbullimi me vetëm një pensionist tjetër shoqërues.
Ai ka postuar në faqen e tij në instagram disa foto të rrugëve të Tiranës ku shihje vetëm pensionistë të cilët kanë dalë vetëm për shëtitje dhe duke respektuar rregullat e lëvizjes.
“Sot Tirana ishte vetëm e këtyre zemrave”, shkruan kryeministri krahas fotove të shpërndara në instagram.
Ndërkaq nga java që vjen kryeministri ka lajmëruar një sërë masash lehtësuese dhe hapjen e disa bizneseve të cilat mund të punojnë edhe me turne, por duke respektuar në maksimum rregullat e vendosura nga qeveria.
https://www.instagram.com/p/B_HklktpdgT/Link: https://www.instagram.com/p/B_HklktpdgT/
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/