Home Aktualitet Kinematografia shqiptare në zi, shuhet aktori i njohur
Kinematografia shqiptare në zi, shuhet aktori i njohur
0

Kinematografia shqiptare në zi, shuhet aktori i njohur

0
0

Ndërron jetë në moshën 77 vjeçare aktori i njohur shqiptar Rikard Ljarja.

Aktori vuante prej 3 muajsh nga një sëmundje e rëndë e cila i mori jetën në orët e vona të mbrëmjes se djeshme.

Ljarja ishte bashkëshorti i aktores së njohur Marjeta Ljarja dhe kishte një karierë të gjatë artistike në kinematografinë shqiptare.

Që prej vitit 1973 e deri në 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i disa filmave të prodhuara nga kinostudio.

Ndërsa nga 1996 e deri në 2002 kur doli në pension ishte drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.

Aktori ka qenë protagonist në shumë filma me role të ndryshme ku përmendim filmat “Fletë të bardha” “Pesha e kohës”, “Në pyjet me borë ka jetë” e shumë të tjerë.

Aktori njihet sidomos për rolin e famshëm të Dedës në filmin “Rrugë të bardha”.

Të shumtë janë miqtë dhe kolegët e aktorit që kanë shprehur ngushëllimet për largimin e tij nga jeta.

Ndërkaq një status ka bërë edhe Kryeministri Rama në Facebook duke shpërndarë një foto të aktorit shkëputur nga roli i tij i Dedës duke shkruar “Lamtumirë mik”

rama

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/