Home ShowBiz Kimi në maturë, fotot që shokuan rrjetin, modeli i flokëve është i papërsëritshëm
Kimi në maturë, fotot që shokuan rrjetin, modeli i flokëve është i papërsëritshëm
0

Kimi në maturë, fotot që shokuan rrjetin, modeli i flokëve është i papërsëritshëm

0
0

Kim Kardashian e shohim gjithmonë në super formë, e bukur dhe me forma për t’u patur zili.

Por a ka qenë gjithmonë kështu, këtë po ju lëmë ta gjykoni vetë me një foto të vitit 1996 kur Kimi ishte një maturante.

Kjo foto e postuar në faqen e KKW Fragrance, duket se ka shokuar gjithë rrjetin,pasi vajza në foto nuk ka asnjë lidhje me Kimin.

Ajo ka pozuar krah së ëmës Kriss Jenner e cila nuk ka asnjë ndryshim, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Kim dhe sidomos për modelin e çuditshëm të flokëve i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Përveç ndryshimeve të dukshme në pamje, ajo që të bie janë edhe flokët e shkurtër super të fryra të cilat janë bërë objekt komentesh të ndryshme nga ana fansave të saj.

“Nuk duket si Kim, uauu, kthehu siç ishe pa ndërhyrje”, janë vetëm disa nga mijëra komente që ka marrë Kim për foton ku shfaqet maturante 24 vite më parë.

https://www.instagram.com/p/B_NrEq_JI3x/

Link: https://www.instagram.com/p/B_NrEq_JI3x/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8wfVZnAnca/