Reperja Tayna ndodhet prej gati një muaji e izoluar në shtëpinë e saj në Kosovë.
Këngëtarja ka postuar disa foto e video ku tregon se si është rutina e saj këto ditë izolimi ku fatkeqësisht e vetmja gjë që mund të bëjë ashtu si shumë të tjerë janë lëvizjes e vazhdueshme drejt kuzhinës apo frigoriferit.
Nga disa video të postuara së fundi në instagram reperja duket se i ka marrë disa kilogram më tepër nga izolimi në shtëpi.
Ajo ka postuar një video ku shfaqet pakëz më e mbushur në fytyrë, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.
Nuk e dimë nëse është efekti i filtrave apo karantina ka bërë punën e vetë edhe me këngëtaren.
Megjithatë reperja si gjithmonë duket mjaft mirë dhe e kuruar, ndërsa e shohim të lëvizë me makinë.
Link: https://www.instagram.com/tayna/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6vohUSgSBc/