Home ShowBiz “Nuk e dua në palestër..”Dorina habit me deklaratën e papritur për Kejvinën
“Nuk e dua në palestër..”Dorina habit me deklaratën e papritur për Kejvinën
0

“Nuk e dua në palestër..”Dorina habit me deklaratën e papritur për Kejvinën

0
0

Instruktorja e fitnesit Dorina Mema e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ka folur gjatë për të gjithë personazhet e njohur të ekranit që ka stërvitur në palestrën e saj.

Ajo është ndalur gjithashtu tek modelja Kejvina Kthjella për të cilën ka thënë se preferon të mos e ketë në palestër pasi modelja i huton të gjithë klientët e saj.

Dorina thotë se e ka stërvitur Kejvinën dhe se modelen e duan shumë, por tani që është në Amerikë le të rrijë aty në Hollywood.

Këtë intervistë duket se e ka ndjekur edhe Kejvina e cila e ka postuar në instagramin e saj këtë moement ndërsa me humor krahas videos shkruan: “Iku Kevi”

Kujtojmë se modelja ndodhet prej disa muajsh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka shkuar për të ndjekur një kurs aktrimi siç deklaroi vetë pak ditë më parë.

Link: https://www.instagram.com/kejvina_kthella/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-dcqHriHtf/, https://www.instagram.com/p/B_czscSJJ0x/