Home ShowBiz “Po të kruhet kurrizi..”, Kejvina “kërcënon” komentuesen pas ofendimeve
“Po të kruhet kurrizi..”, Kejvina “kërcënon” komentuesen pas ofendimeve
0

“Po të kruhet kurrizi..”, Kejvina “kërcënon” komentuesen pas ofendimeve

0
0

Modelja Kejvina Kthjella ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku shkoi për një kurs aktrimi dhe tashmë ka ngelur aty për shkak të pandemisë.

Kejvinën e shohim të postojë vazhdimisht foto dhe video ku shfaqet gjithnjë në formë, por jo gjithmonë ka komente dashamirëse.

Këtë herë modelja ka vendosur që ti kthejë përgjigje njërës prej komentueseve në foton e fundit të postuar në instagram ku e akuzojnë për photoshoop.

“Mirë që e përdor Photoshop-in, por të paktën mëso me i bo fotot pa u dallu moj k…”, shkruan njëra prej komentueseve, një koment ky që i ka rënë në sy edhe modeles.

Kjo e fundit nuk e ka lënë me kaq, por i ka treguar vendin komentueses.

“Po të kruhet shpina zemër”, i thotë ajo vajzës që i ka komentuar duke shkaktuar kështu të tjera komente nga ana e fansave të modeles të cilët i kanë dalë në mbrojtje.

 

Kejvi

Inkedkejvinaaa_LI

Link: https://www.instagram.com/p/B_jnOk_icVa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B65xxiVCw3N/