Home ShowBiz Rikthehet në ekran “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana njofton datën e nisjes
Rikthehet në ekran “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana njofton datën e nisjes
0

Rikthehet në ekran “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana njofton datën e nisjes

0
0

Emisioni “Dua të të bëj të lumtur” që trasmetohej çdo të shtunë në ekranin e “Top Channel” u ndërpre për shkak të pandemisë së COVID-19 ashtu si shumica e spektakleve.

Por duket se moderatorja do të rikthehet shumë shpejt në ekran dhe këtë e ka njoftuar vetë ajo në instagram ku tregon se ky emision do të rinisë sërish nga data 16 maj.

Moderatorja ka pyetur fansat e saj se si mund ta rinisnin sërish spektaklin në këto kushte dhe duket se e ka gjetur një metodë duke respektuar rregullat e distancës dhe higjenës.

“Shumë e lumtur t’ju njoftoj se “Dua të të bëj të lumtur”, do të rikthehet në ekranin e “Top Channel” nga 16 maji”, shkruan Arbana krahas një fotoje të shpërndarë në instagram ndërsa i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të dërgojnë historitë e tyre për të qenë pjesë e programit.

Lajmi duket se ka gëzuar shumë fansat e moderatores dhe të emisionit që ajo drejton.

Se si do të vihet në transmetim ky spektakël mbetet për t’u parë dhe tashmë kanë mbetur vetëm dy javë për të rikthyer sërish në ekran historitë që kanë emocionuar të gjithë.

https://www.instagram.com/p/B_mhMhPAEko/

Link: https://www.instagram.com/p/B_mhMhPAEko/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_Sg9O7A2kr/