Home ShowBiz Luana triumfon në Golden Panther Music Award, ja çmimi që fitoi
Luana triumfon në Golden Panther Music Award, ja çmimi që fitoi
0

Luana triumfon në Golden Panther Music Award, ja çmimi që fitoi

0
0

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve Golden Panther Music Award për 2020, një ceremoni që vlerëson me çmime artistët më të famshëm best seller në të gjithë botën.

Për shkak të pandemisë së COVID-19 ceremonia është mbajtur online drejtuar nga Stella Boyadijian, Ceo e Big Apple Music Awards e cila ka prezantuar artistët e nominuar dhe fituesit e çmimeve.

Në Shqipëri ka qenë këngëtarja Luana Vjollca që ka rrëmbyer çmimin “Best Albanian Act”, duke u konsideruar si artistja më e mirë në Shqipëri me këngën Yalla Habibi një bashkëpunim shumë i suksesshëm i Luanës me Faydee, një këngë që ka arritur miliona klikime në pak muaj.

Luana ka përshëndetur live gjatë ceremonisë së djeshme duke falënderuar për çmimin, ndërsa ka përshëndetur fansat që gjithmonë e kanë mbështetur në rrugën e saj artistike.

Ky është një tjetër sukses i moderatores së famshme shqiptare e cila prej kohësh tashmë është afirmuar edhe në fushën e muzikës ku e kemi parë të prodhojë hite të padiskutueshme.

https://www.youtube.com/watch?v=xk5EJzu53lc

luanaaaa

Link: https://www.youtube.com/watch?v=xk5EJzu53lc

Link: Link: https://www.youtube.com/watch?v=xk5EJzu53lc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B96hiHKHsPR/