Home Aktualitet E fundit/ Vatër e re infeksioni në vend, rritet numri i të shtruar në spital
E fundit/ Vatër e re infeksioni në vend, rritet numri i të shtruar në spital
0

E fundit/ Vatër e re infeksioni në vend, rritet numri i të shtruar në spital

0
0

Ka shkuar në 820 numi i të infektuarve me COVID-19 që prej shpërthimit të epidemisë në vendin tonë.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 17 raste të reja, 9 prej të cilave në Tiranë, 5 në Krujë dhe 3 në Kamëz një vatër familjare.

Ndërkaq bëhet me dije se përveç numrit të rasteve të reja është shtuar edhe numri i personave të shtruar në spital.

Aktualisht në të dyja spitalet në vend marrin shërbim 38 persona, 8 prej të cilëve në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë ka vijuar thirrjet ndaj qytetarëve që të respektojnë rregullat e distancimit social, ndërsa bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

https://www.youtube.com/watch?v=gZM4Ut8a5Dg

Link: https://www.youtube.com/watch?v=gZM4Ut8a5Dg

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/