Home Aktualitet Rama njofton masa të reja lehtësuese, nga sot nisin rregjistrimet për…
Rama njofton masa të reja lehtësuese, nga sot nisin rregjistrimet për…
0

Rama njofton masa të reja lehtësuese, nga sot nisin rregjistrimet për…

0
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga sot do të nisin aktivitetin subjektet private që rregjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për Leje Drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë.

Nga sot nisin rregjistrimet dhe rihapet aktiviteti për kursantët e rinj me distancë sigurie prej 1,5 metra si dhe sigurimin e kushteve të higjenës gjatë teorisë.

Ndërsa nga data 18 maj, nis instruksioni në rrugë me jo më shumë se një praktikant në makinë, me përjashtim kur janë familjarë dhe gjithashtu duhet të jenë të paisur me maska doreza dhe desinfektantë.

Ndërkaq kujtojmë se gjatë ditës së sotme kanë çelur aktivitetin parukeritë, qendrat estetike, berberët dhe klinikat dentare.

Ndërsa në zonat e gjelbërta lejohet qarkullimi deri në orën 21 dhe qytetarët nuk do të kenë nevojë për leje për të dalë nga shtëpia.

Rama

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/