Home ShowBiz E vërteta e ndarjes…Mozzik rrëfehet për herë të parë, ja çfarë ndodhi
E vërteta e ndarjes…Mozzik rrëfehet për herë të parë, ja çfarë ndodhi
0

E vërteta e ndarjes…Mozzik rrëfehet për herë të parë, ja çfarë ndodhi

0
0

Mozzik dhe Loredana janë një prej çifteve më të përfolura të showbizzit.

Ndarja e tyre bëri shumë bujë në media edhe pse asnjëherë nuk u mësua motivi i vërtetë i ndarjes.

Reperi Mozzik në një intervistë për “NIN” në “Klan Kosova”, ka folur për herë të parë disa muaj pas deklaratave të Loredanës në po të njëjtin emision ku ajo foli ndër të tjera edhe për arsyet e ndarjes mes tyre.

Mozzik tha se arsyeja e ndarjes është personale edhe vendimin e ka marrë vetë ai.

Reperi thotë gjithashtu se nuk ka më kthim pas dhe se gjërat për ata të dy janë mbyllur njëherë e mirë.

“Nuk bëhemi më”, tha qartë Mozzik gjatë intervistës, ndërsa shtoi se nuk është bërë pishman, pasi ka qenë një kohë shumë e mirë dhe ata të dy pavarësisht ndarjes kanë kaluar mirë me njëri tjetrin.

https://www.instagram.com/p/CADsElEnhUg/

Link: https://www.instagram.com/p/CADsElEnhUg/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4pZptAqQb1/, https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/