Home ShowBiz Olta Gixhari nënë për herë të parë, aktorja në pritje të ëmbël
Olta Gixhari nënë për herë të parë, aktorja në pritje të ëmbël
0

Olta Gixhari nënë për herë të parë, aktorja në pritje të ëmbël

0
0

Aktorja e njohur Olta Gixhari ndodhet aktualisht në Spanjë ku është bllokuar që prej mbylljes së kufijve prej pandemisë së COVID-19.

Olta ndodhet së bashku me partnerin dhe duket se ka lajme të mira, pasi aktorja është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

Aktorja e deklaroi se është në një lidhje disa muaj më parë gjatë spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”, ndërsa tashmë do të bëhet nënë.

Ajo nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por në instagram ka postuar një video të mikut të saj Olti Curri dhe aktorit Eni Shehu të cilët e pyesin drejtpërdrejt aktoren për thashethemet që kanë dëgjuar.

Aktorja ka vendosur ti postojë këto video ndërsa i shoqëron me emoji që qeshin me lotë dhe duket se përmes postimin ka dashur në një farë mënyre ta konfirmojë lajmin.

Link: https://www.instagram.com/oltagixhari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8bX8SnHRld/