Home Aktualitet Shënohet numri më i ulët i rasteve me COVID-19, Tirana për të dytën ditë rradhazi me zero raste
Shënohet numri më i ulët i rasteve me COVID-19, Tirana për të dytën ditë rradhazi me zero raste
0

Shënohet numri më i ulët i rasteve me COVID-19, Tirana për të dytën ditë rradhazi me zero raste

0
0

Nga testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar vetëm dy raste të reja me COVID-19 të dyja në qytetin e Durrësit.

Për herë të parë pas dy muajsh shënohet numri më i ulët i rasteve të reja, ndërsa në kryeqytet për të dytën ditë radhazi nuk janë evidentuar raste të reja.

Dr Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik gjatë komunikimit zyrtar tha se situata vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe rastet janë sporadike, ndërsa listës së të shëruarve I janë shtuar edhe 12 persona të tjerë.

Gjendja në të dyja spitalet në vend paraqitet e qëndrueshme dhe aktualisht po marrin shërbim 15 pacientë, 3 prej të cilëve në terapi intensive.

Në kushtet e lehtësimit të masave, ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije se duhet të tregohet më shumë kujdes për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit, ndërsa i bëjnë thirrje qytetarëve dhe sidomos bizneseve për të respektuar protokollet e sigurisë.

https://www.youtube.com/watch?v=flvohHA4CeU

Link: https://www.youtube.com/watch?v=flvohHA4CeU

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/