Home Aktualitet Coronavirus, pasoja negative në industrinë e muzikës, 2020 sjell ulje të ardhurash
Coronavirus, pasoja negative në industrinë e muzikës, 2020 sjell ulje të ardhurash
0

Coronavirus, pasoja negative në industrinë e muzikës, 2020 sjell ulje të ardhurash

0
0

Askush nuk e di me saktësi se çfarë impakti do të sjellë pandemia e COVID-19 në industrinë e muzikës për 2020, por kjo nuk i ka ndaluar analistët që të bëjnë studime lidhur me situatën aktuale dhe të ardhmen në këtë fushë.

Banka amerikane e investimeve Goldman Sachs ka bërë një parashikim javën e kaluar lidhur me efektet negavite të pandemisë në fushën e muzikës.

Sipas këtij parashikimi të ardhurat nga muzika globale do të bien me rreth 25% përgjatë këtij viti dhe kjo lidhet kryesisht me ndërprerjen e eventeve live për shkak të pandemisë, por parashikimet flasin gjithashtu për një përmirësim në 2021 si dhe rritje të vazhdueshme të të ardhurave për vitet në vijim.

Në raport thuhet se rënia prej 25% do të përfshijë të gjitha kategoritë e muzikës, duke përfshirë edhe eventet live të cilat do të kenë rënien më të madhe të të ardhurave.

Goldman Sachs parashikon se eventet live, do të kenë goditjen më të rëndë duke pësuar rënie prej 75% të të ardhurave, ndërsa streaming do të pësojë një rritje me 18%, duke bërë që muzika e rregjistruar të shënojë një rritje me 3% gjatë këtij viti.

Goldman Sachs ka bërë parashikime mjaft të forta lidhur me industrinë e muzikës, kujtojmë këtu parashikimin e bërë në 2017 ku u tha se muzika e rregjistruar do të ishte një industry 41 bilion dollarëshe deri në 2030 një parashikim që duket pak i ekzagjeruar dhe që jo gjithmonë mund të rezultojë plotësisht i saktë.

Megjithatë  në parashikimet lidhur me situatën aktuale thuhet se  brenda 2022 industria e muzikës do të rikthehet në nivelin e para Covid-19, duke pësuar rritje me 22% në 2021 dhe 18% në 2022 kryesisht prej eventeve live.

Link: https://musically.com/2020/05/18/goldman-sachs-global-music-revenue-will-drop-by-25-in-2020/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/greyscale-photography-of-condenser-microphone-765139/