Home Aktualitet E fundit/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve pozivite në vend, konfirmohen 15 raste të reja
E fundit/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve pozivite në vend, konfirmohen 15 raste të reja
0

E fundit/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve pozivite në vend, konfirmohen 15 raste të reja

0
0

15 raste të reja janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend me COVID-19 ku 13 prej tyre janë shënuar vetëm në Durrës, një në Tiranë dhe një në Shkodër.

Doktoresh Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë tha se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 186 teste dhe me rastet e reja ka shkuar në 964 numrin i personave të prekur që prej fillimit të pandemisë në fillim të muajit mars.

Gjendja aktualisht paraqitet e qëndrueshme pavarësisht luhatjes së shifrave, ndërsa në spital po marrin shërbim vetëm 15 persona, 3 prej të cilëve janë në terapi intensive.

Aktualisht në vendin tonë janë 175 persona aktiv kryesisht në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sërish thirrje për të treguar kujdes duke respektuar distancimin social dhe protokollet e sigurisë për bizneset që po ushtrojnë aktivitetin.

https://www.youtube.com/watch?v=gaLFackDc5g

Link: https://www.youtube.com/watch?v=gaLFackDc5g

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/