Home ShowBiz Stresi në krye të klasifikimit në Top Award, rrëmben dy vendet e para
Stresi në krye të klasifikimit në Top Award, rrëmben dy vendet e para
0

Stresi në krye të klasifikimit në Top Award, rrëmben dy vendet e para

0
0

Stresi është një prej reperëve që ka njohur vazhdimisht suksese dhe është renditur shpesh në majat e klasifikimeve falë këngëve të tij shumë të dashura për publikun.

Këtë e ka dëshmuar edhe në klasifikimin e fundit në “Top Award”, ku ka rrëmbyer dy vendet e para me dy hite të tij në një klasifikim me 100 artistë.

Në vend të parë është renditur kënga “Loco”, e cila u shndërrua menjëherë në hit dhe në të preferuarën e fansave të tij edhe pse ka vetëm dy muaj që është publikuar duke arritur shifra rekord klikimesh.

Në këtë renditje Stresi ka rrëmbyer edhe vendin e dytë me bashkëpunimin e tij me Anxhelo Koçin në këngën “Two Shots”, duke lënë pas artistë të njohur të cilët janë renditur poshtë tij.

Reperi ka qenë mjaft aktiv në muzikë sidomos muaj e fundit gjatë të cilave ka sjellë disa këngë mjaft të suksesshme.

https://www.instagram.com/p/CAU1yytlMHh/

Link: https://www.instagram.com/p/CAU1yytlMHh/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9xIyllJdve/