Home ShowBiz Për Mozzik nuk ka kthim mbrapa, por Loredana nuk heq dorë, ja çfarë bën këtë herë
Për Mozzik nuk ka kthim mbrapa, por Loredana nuk heq dorë, ja çfarë bën këtë herë
0

Për Mozzik nuk ka kthim mbrapa, por Loredana nuk heq dorë, ja çfarë bën këtë herë

0
0

Reperi Mozzik gjatë një interviste për “Klan Kosova”, tha se me Loredanën ka marrë fund dhe nuk ka më kthim mbrapa duke hequr çdo shpresë se mund ti shihnim një ditë sërish bashkë.

Por këngëtarja duket se nuk heq dorë kollaj nga Mozzik të paktën këtë të lënë të kuptosh disa statuse të saj.

Më konkretisht Loredana ka postuar në instagram një video ku shfaqet duke kënduar një këngë që thotë “Më mungon kaq shumë”, frazë që e shkruan edhe në postimin që bën në story.

Ajo dhe Mozzik u ndanë disa muaj më parë, ndërsa vazhdojnë ende të jenë në qendër të vëmendjes.

Loredana u përfol për një lidhje me reperin Zuna, por që në fakt u mohua nga të dy, ndërsa për Mozzik nuk ka qarkulluar asnjë thashethem për një lidhje të re, madje ai vetë e ka pranuar që është single dhe do të jetë kështu për të paktën dy vjet, pasi ka vendosur ti dedikohet muzikës.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4pZptAqQb1/https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/