Home ShowBiz Festë madhështore në plazh, zbulohen pamjet nga ditëlindja e Megit
Festë madhështore në plazh, zbulohen pamjet nga ditëlindja e Megit
0

Festë madhështore në plazh, zbulohen pamjet nga ditëlindja e Megit

0
0

Megi Pojani një prej vajzave të famshme të “Hostel by Anabel”, ka festuar ditëlindjen në një party shumë të veçantë buzë detit.

Ajo ka postuar disa video e foto nga festa buzë detit ku gjithçka ishte menduar deri në detaj.

Me tullumbca, ëmbëlsira, tortë, si dhe një dekor shumë të veçantë, Megi ka festuar së bashku me miqtë dhe familjarët në një atmosferë shumë të veçantë.

Ajo që të binte në sy gjatë gjithë mbrëmjes ishin zbukurimet dhe ndriçimi perfekt që krijonin një atmosferë edhe më të bukur buzë detit.

Megi ka postuar momente nga prerja e tortës, si dhe disa prej çasteve më të veçanta të  mbrëmjes organizuar në Drimadhes.

Megi festoi këtë vit 25 vjetorin e lindjes dhe ditëlindja e saj ishte disa ditë më parë, por ajo vendosi që të zbulonte se çfarë ndodhi gjatë festës vetëm gjatë ditës së sotme.

https://www.instagram.com/p/CApVemMgUTY/

Link: https://www.instagram.com/p/CApVemMgUTY/

https://www.instagram.com/p/CApWWSknLIx/

Link: https://www.instagram.com/p/CApWWSknLIx/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6qnMU6hT8J/