Home ShowBiz Dafina dhe Dj Geek sërish bashkë…, këto foto i shtuan edhe më shumë dyshimet
Dafina dhe Dj Geek sërish bashkë…, këto foto i shtuan edhe më shumë dyshimet
0

Dafina dhe Dj Geek sërish bashkë…, këto foto i shtuan edhe më shumë dyshimet

0
0

Këngëtarja Dafina dhe Dj Geek, një prej çifteve më jetëshkurtër të shoëbizit duket se kanë mbetur miq dhe kolegë shumë të mirë me njëri tjetrin.

Ata patën një lidhje shumë të shkurtër që mori fundi pasi sipas këngëtares dashuria dhe puna nuk shkojnë bashkë me njëra tjetrën dhe për këtë arsye ajo vendosi të shkëpuste lidhjen dhe të mbanin një raport professional.

Megjithatë ajo vazhdon të ketë gjithashtu edhe një raport shumë miqësor me Dj Geek, pasi e kemi parë të komentojë nëpër foto të tij, ndërkohë që vazhdojnë të punojnë së bashku.

Mbrëmjen e djeshme ata kanë qenë bashkë në studio dhe këtë e ka treguar vetë këngëtarja me anë të disa fotove ku i bën tag edhe ish të dashurit ndërsa krahas fotos shkruan: “Na veç punojna..”.

Edhe pse Dafina e pranoi gjatë një interviste se mes tyre kishte marrë fund, duket se vazhdojnë të kenë një raport shumë të mirë pas ndarjes.

Link: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3xAiUYF5DY/https://www.instagram.com/p/B4X1jqrlOej/