Home ShowBiz U ndanë sërish një vit pas ribashkimit, modelja rrëfen gjithçka me një video në instagram
U ndanë sërish një vit pas ribashkimit, modelja rrëfen gjithçka me një video në instagram
0

U ndanë sërish një vit pas ribashkimit, modelja rrëfen gjithçka me një video në instagram

0
0

Vetëm një vit pas ribashkimit, çifti i famshëm i showbizit Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë ndarë sërish.

Në mediat rozë lajmi po qarkullonte prej disa ditësh e madje u përfol se Belen mund të ishte ritakuar me ishin e saj, Andrea Iannone i cili sapo është ndarë nga e dashura.

Të gjitha këto thashetheme e kanë detyruar modelen e njohur që të japë një shpjegim me anë të të një videoje në instagramin e saj.

Belen rrëfen se nuk po kalon aspak një situatë të mirë, por nuk do të lejojë asnjë gazetar apo media që të flasë gjëra të pavërteta siç ka ndodhur së fundmi.

Aktualisht modelja ndodhet në Milano, ndërsa balerini në Napoli dhe mendohet se shkak për ndarjen mund të ketë qenë largësia, ndërsa ajo që i vuri vulën ishte periudha e karantinës gjatë së cilës mund të kenë lindur mosmarëveshje gjatë qëndrimit së bashku.

Ata të dy vazhdojnë ta ndjekin njëri tjetrin në rrjetet sociale, por modelja e ka hequr menjëherë unazën nga gishti, ndërsa është shprehur tejet e lënduar sidomos nga lajmet  shumta që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe që sipas saj janë të gjitha të pavërteta.

Belen tha se në një moment të dytë do të flasë edhe për arsyet e ndarjes, ndërsa në fund e mbyll me një buzëqeshje edhe pse e pranon edhe vetë që nuk është një buzëqeshje e plotë, por ajo thotë se është një grua e fortë dhe do t’ja dalë mbanë.

https://www.instagram.com/p/CAsdWPFHfNg/

Link: https://www.instagram.com/p/CAsdWPFHfNg/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6_AzZcqNIK/