Home ShowBiz Me Kroin në krahë buzë detit, Bieta nis sezonin e plazhit
Me Kroin në krahë buzë detit, Bieta nis sezonin e plazhit
0

Me Kroin në krahë buzë detit, Bieta nis sezonin e plazhit

0
0

Moderatorja Bieta Sulo ka vendosur të udhëtojë këtë fundjavë drejt plazhit së bashku me Kroin dhe Albanin.

Ajo ka postuar në instagram diso foto ku shfaqet me bikini në ngjyrë të kuqe, ndërsa pozon së bashku me të birin.

Bieta dhe Kroi po shijojnë shëtitjen buzë detit dhe duken shumë të lumtur nën shoqërinë e njëri tjetrit.

“Si mesdhetar, diellin dhe detin i kemi domosdoshmëri ndaj rendja drejt plazheve nuk mund të quhet guxim, por nevojë për energji.. shumë humbëm madje. Le të shijojmë Shqipërinë me plazhe dhe dete, male e pyje, fshatin dhe agroturizmin dhe padiskutim ushqimin fantastik”, shkruan Bieta krahas fotove të postuara në instagram.

Moderatorja edhe herë të tjera ka promovur natyrën e bukur shqiptare duke postuar vazhdimisht foto nga pushimet e saj në Shqipëri.

Link: https://www.instagram.com/p/CAznvmin_tT/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CADHtmrnJpf/