Home ShowBiz Shtohen dyshimet për raportin e Loredanës me Zunës, kjo video e fundit flet shumë
Shtohen dyshimet për raportin e Loredanës me Zunës, kjo video e fundit flet shumë
0

Shtohen dyshimet për raportin e Loredanës me Zunës, kjo video e fundit flet shumë

0
0

Reperja Loredana ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes që prej ndarjes nga Mozzik.

Ajo është përfolur shumë për jetën e saj private pas ndarjes.

Në mediat rozë u përfol gjatë për një lidhje të saj me reperin Zuna nisur nga disa foto që qarkulluan në internet gjatë një udhëtimi në avion ku një femër bionde kishte mbështetur kokën në prehërin e reperit.

Më pas disa postime në instagramin e reperit dhe të këngëtares i shtuan edhe më shumë dyshimet, por më pas ata të dy mohuan gjithçka duke thënë se janë vetëm miq dhe bashkëpunëtorë.

Por një video e postuar së fundmi në instagramin e Loredanës duket sikur i ka ngritur sërish dyshimet.

Loredana ndodhet mbrapa krahëve të Zunës ndërsa qëndron shumë afër tij dhe lëviz sytë përpara kamërës.

Aktualisht Loredana ndodhet në Zvicër së bashku me vajzën e saj Hana, ndërsa pak ditë më parë së bashku me ta ishte edhe Mozzik i cili udhëtoi drejt Zvicrës për të takuar të bijën.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-r2vNkKfj1/https://www.instagram.com/p/CA0cMimHEmz/