Home ShowBiz I përlyer i gjithi me çokollatë, Elita sjell foton më të bukur të Zërit në festën e fëmijëve
I përlyer i gjithi me çokollatë, Elita sjell foton më të bukur të Zërit në festën e fëmijëve
0

I përlyer i gjithi me çokollatë, Elita sjell foton më të bukur të Zërit në festën e fëmijëve

0
0

Festa e fëmijeve 1 qershori është kujtuar nga shumë personazhe të njohur të ekranit të cilët përmes fotove të fëmijëve të tyre kanë uruar dhe kanë dhënë mesazhe dashurie për të gjithë fëmijët në botë.

Edhe moderatorja Elita Rudi me një foto shumë të veçantë të Zërit ju ka uruar festën të gjithë fëmijëve.

Në këtë foto Zëri ka një biskotë me çokollatë në dorë dhe është përlyer i gjithi, ndërsa shikon gjithë habi nga kamera.

“Gëzuar 1 qershorin të gjithë fëmijëve të botës, paçi shëndet dhe lumturi”, shkruan Elita krahas fotos së postuar në instagram.

Fotoja e Zërit është një prej më të bukurave që Elita ka postuar në rrjetet sociale dhe të shumtë kanë qenë miqtë dhe fansat e moderatores që e kanë komplimentuar vogëlushin për mënyrën se si ka pozuar dhe shprehjen e veçantë në fytyrën e tij.

https://www.instagram.com/p/CA5ZaepliNG/

Link: https://www.instagram.com/p/CA5ZaepliNG/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9JrPCWlq1V/