Home ShowBiz Ndahet në prag martese çifti i famshëm shqiptar, vetëm 6 muaj pas propozimit live
Ndahet në prag martese çifti i famshëm shqiptar, vetëm 6 muaj pas propozimit live
0

Ndahet në prag martese çifti i famshëm shqiptar, vetëm 6 muaj pas propozimit live

0
0

Moderatori i njohur Ardit Rroshi bëri bujë 6 muaj më parë me një propozim live në studion e “Vizion Plus”, ndërsa i propozoi për martesë partneres së tij Blerina Bajko.

Ai u ul në gjunjë dhe nxorri unazën, ndërsa Blerina ka thënë po përpara të gjithë publikut.

Megjithatë duket se ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, të paktën sipas revistës Story.

Kjo e fundit bën me dije nga burime të sigurta se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pavarësisht se ishin në prag martese.

Këto dyshime vërtetohen edhe më shumë prej faktit që ata të dy nuk e ndjekin më njëri tjetrin në rrjetet sociale dhe kanë fshirë çdo foto e video së bashku, përfshirë këtu edhe videon nga propozimi live.

Pas propozimit të famshëm, çifti ka rrëfyer më pas në disa intervista historinë e njohjes mes tyre e cila u shndërrua në një lidhje dashurie pas rikthimit të Blerinës nga Italia ku po kryente studimet.

Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes çiftit, por fakti që kanë fshirë çdo gjë dhe nuk e ndjekin më njëri tjetrin në instagram i shton edhe më shumë dyshimet sa i takon marrëdhënies së tyre.

View this post on Instagram

Eh? @kendokengentime @altinmici

A post shared by Ardit Roshi (@arditroshi) on

Link: https://www.instagram.com/p/B-e5XRCgmaT/

Link: https://www.instagram.com/p/B7Oxsf6g1va/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/man-and-woman-couple-wearing-their-silver-couple-bond-ring-121848/