Home ShowBiz Klea dhe Elgiti bëhen prindër, moderatorja zbulon emrin e të birit dhe foton e parë me të
Klea dhe Elgiti bëhen prindër, moderatorja zbulon emrin e të birit dhe foton e parë me të
0

Klea dhe Elgiti bëhen prindër, moderatorja zbulon emrin e të birit dhe foton e parë me të

0
0

Moderatorja Klea Huta është bërë sot nënë dhe këtë e ka njoftuar vetë përmes një postimi shumë të veçantë në instagram.

Klea ka postuar një foto të dorës së saj të Elgitit dhe të djalit së bashku, ndërsa zbulon edhe emrin e veçantë që kanë vendosur për të birin.

Në dorën e vogëlushit shohim një byrzylyk ari në të cilin është i gdhendur emri Krid, të cilin ata të dy e kanë zgjedhur për të voglin e tyre.

Në postimin e veçantë në instagram Klea ka falënderuar stafin mjekësor që u kujdes për të gjatë gjithë kohës dhe në fund i ka dedikuar disa fjalë dashurie Elgitit të cilin e falënderon në veçanti duke i shprehur gjithë dashurinë që ndjen për të.

Elgiti dhe Klea u martuan disa muaj më parë, ndërsa moderatorja kohët e fundit ka treguar vazhdimisht përmes fotove dhe videove gjithë përgatitjet që ka bërë për ardhjen në jetë të vogëlushit.

https://www.instagram.com/p/CBA4WK-JIr0/

Link: https://www.instagram.com/p/CBA4WK-JIr0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-4-UGspVnq/