Home ShowBiz DJ Geek e pranon edhe vetë që nuk jeton dot pa Dafinën, kjo video vërteton gjithçka
DJ Geek e pranon edhe vetë që nuk jeton dot pa Dafinën, kjo video vërteton gjithçka
0

DJ Geek e pranon edhe vetë që nuk jeton dot pa Dafinën, kjo video vërteton gjithçka

0
0

Dafina dhe DJ Geek janë një prej çifteve më jetëshkurtër të shoëbizit të cilët qëndruan bashkë për një kohë shumë të shkurtër.

Pas ndarjes, këngëtarja foli për herë të parë duke treguar se puna dhe dashuria nuk shkojnë bashkë me njëra tjetrën dhe për këtë arsye ajo vendosi që ti jepte përparësi punës dhe të ruante një raport profesional me Dj Geek.

Dhe në fakt ata të dy vazhdojnë të jenë miq shumë të mire, por me një video të fundit të postuar në instagram, këngëtarja i ka ngatërruar të gjithë.

Ajo ka postuar në instagram një video të DJ Geek i cili shfaqet duke  buzëqeshur, por ajo që na ra më shumë në sy është një koment i Dafinës poshtë videos.

“Ai nuk jeton dot pa mua”, shkruan Dafina krahas videos së postuar në instagramin e saj të cilët e ka postuar edhe DJ Geek duke e shoqëruar me një emoji që qesh me të madhe.

Nuk e dimë çfarë po ndodh në të vërtetë mes tyre, por Dafina ka treguar disa herë se ka një raport shumë të mirë me Dj Geek, pavarësisht se janë ndarë.

Link: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3rwMCyhZiV/https://www.instagram.com/p/B4X1jqrlOej/