Home ShowBiz Në jaht me Silvester Stalone, modelja shqiptare habit fansat pak kohë pas ndarjes
Në jaht me Silvester Stalone, modelja shqiptare habit fansat pak kohë pas ndarjes
0

Në jaht me Silvester Stalone, modelja shqiptare habit fansat pak kohë pas ndarjes

0
0

Modelja e njohur shqiptare Heidi Lushtaku njoftoi pak kohë më parë se ishte ndarë nga i dashuri i saj boksieri i njohur Robin Krasniqi me të cilin kishte një lidhje gati 4 vjeçare.

Ajo u shpreh atëherë se me Robin kishin mbetur miq të mirë dhe ajo u shpreh plot respekt për familjen e tij dhe për vitet që kaluan bashkë.

Nuk e dimë nëse modelja ka nisur tashmë një lidhje të re, por shohim se është mjaft e lumtur nën shoqërinë e miqve të saj në prag të nisjes së sezonit të verës.

Ajo ka postuar në instagram një foto me një grup miqsh në një jaht ku shohim edhe aktorin e njohur Silvester Stallone.

“Vera po vjen”, shkruan modelja krahas fotos ku të gjithë duken të lumtur dhe të buzëqeshur drejt një aventure të re.

Modelja e njohur është shumë aktive në rrjetet sociale ku e shohim të postojë herë pas herë foto dhe video ku shfaqet gjithmonë në formë perfekte.

https://www.instagram.com/p/CBNSEEVFeV2/

Link: https://www.instagram.com/p/CBNSEEVFeV2/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAXHEDAFToY/