Home ShowBiz Artistët më trend në YouTube ne Shqipëri, nuk do ta besoni kush e kryeson listën
Artistët më trend në YouTube ne Shqipëri, nuk do ta besoni kush e kryeson listën
0

Artistët më trend në YouTube ne Shqipëri, nuk do ta besoni kush e kryeson listën

0
0

Artistët dhe partnerët e Acromax Media kryesojnë listën e më të ndjekurve dhe më të klikuarve në YouTube për Shqipërinë.

Gati 80% e listës me 10 artistët dhe emisionet më trend të momentit kryesohet nga ato.

Asnjë këngëtar, emision ose këngë e huaj nuk është në listën Top 10, gjë që tregon shumë se çfare shikojnë dhe dëgjojnë shqiptarët në YouTube.

Në një renditje të bërë prej platformës në fjalë, listën e kryeson Noizy me këngën e tij “Adrenalinë” një bashkëpunim me Mato Lalën.

Menjëherë pas tij renditet Enca me këngën që u publikua vetëm pasditen e djeshme “Ku mete”, për të vijuar më pas në vend të tretë me këngën “Parajsa ime”, bashkëpunimin e famshëm midis Alban Skënderaj dhe Elgit Dodës.

Kujtojmë se dy këngët e fundit ajo e Encës dhe bashkëpunimi i Albanit me Elgitin, nuk kanë bërë akoma 24 orë nga publikimi dhe janë shndërruar menjëherë në këngët më të dëgjuara dhe më të klikuara në Youtube.

Një artist shumë i suksesshëm në këtë renditje është edhe Majk me këngën e tij “Serenatë” e cila ka pasur mjaft sukses që prej momentit të publikimit duke u shndërruar në një prej këngëve më të preferuara nga fansat e tij.

Ndërkaq përveç artistëve në këtë renditje shohim gjithashtu edhe disa prej spektakleve televizive siç është “Klanifornia” e cila kryeson me skeçin humoristik midis Laçianit dhe Xhildes “ Plazh për herë të parë” si dhe “Në Kurthin e Piter Pan” në pjesën kur ishte i ftuar reperi Noizy.

Noizy dhe Enca janë trend me këngët e tyre edhe në Itali, Maqedoni e Greqi duke u pozicionuar mjaft mirë në listën e këngëve më të dëgjuara të momentit duke korrur sukses edhe në tregun ndërkombëtar.

Kjo renditje është momentale, pasi gjatë javëve të ardhshme pritet që renditja të ndryshojë në bazë të hiteve që do të lançohet në moment nga artistët e Acromax Media, ku listës pritet ti shtohen edhe emra si Stresi, Ghetto Geasy etj.

youtube

youtube1

Link: https://www.youtube.com/playlist?list=PLlO1MdMOeKjBFpkHAZ5uAlin0m1FLFaDE

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/NmGzVG5Wsg8