Home ShowBiz Të veshur njësoj si dy pika uji, kjo foto e Gjikos dhe Zërit po i fikson të gjithë
Të veshur njësoj si dy pika uji, kjo foto e Gjikos dhe Zërit po i fikson të gjithë
0

Të veshur njësoj si dy pika uji, kjo foto e Gjikos dhe Zërit po i fikson të gjithë

0
0

Reperi Gjiko u bë baba një vit më parë pas ardhjes në jetë të vogëlushit Zëri.

Si Elita dhe Gjiko janë shumë aktiv në rrjetet sociale ku i shohim të postojnë herë pas here foto dhe video të vogëlushit.

Aktualisht ata të dy ndodhen me pushime në jug dhe këto ditë i kemi parë të ndajnë me fansat fotot më të bukura sidomos të Zërit i cili ka tërhequr gjithë vëmendjen në fotot e postuara së fundmi.

Reperi ka postuar një foto ku pozon me Zërin dhe i shohim se janë veshur njësoj me të njëjtën bluzë dhe pantallona dhe duken si dy pika uji.

Gjiko pozon serioz, ndërsa vogëlushi është duke qeshur, por duket si mini Gjiko sidomos me flokët e qethura.

“Detyra ime është të të mbroj ty”, shkruan Gjiko krahas fotos e cila ka marrë komente dhe komplimenta të shumtë nga miq dhe fansa të këngëtarit.

https://www.instagram.com/p/CBnlUQSFfFW/

Link: https://www.instagram.com/p/CBnlUQSFfFW/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4NWR82l4S6/