Home Aktualitet E fundit/ Rritet bilanci i viktimave, ndërron jetë një tjetër pacient me COVID-19
E fundit/ Rritet bilanci i viktimave, ndërron jetë një tjetër pacient me COVID-19
0

E fundit/ Rritet bilanci i viktimave, ndërron jetë një tjetër pacient me COVID-19

0
0

Ka shkuar në 46 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë që prej fillimit të epidemisë e deri më sot.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë një 65 vjeçar nga Tirana i cili ndodhej i shtruar në spital prej disa ditësh në terapi intensive.

65 vjeçari vuante nga diabeti dhe Policitemia dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi dot të mbijetonte.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme janë shënuar 52 raste të reja, shumica në Tiranë, ndërsa vijon të jetë I lartë, numri i personave të shtruar në spitalin infektiv ku po marrin trajtimin 82 persona.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat e higjenës dhe të distancimit, ndërsa për bizneset, protokollin e sigurisë.

Link: https://new.shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/