Home Aktualitet Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë një tjetër pacient në spitalin infektiv
Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë një tjetër pacient në spitalin infektiv
0

Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë një tjetër pacient në spitalin infektiv

0
0

Shkon në 49 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë që prej fillimit të epidemisë.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë një 66 vjeçar i shtruar prej një jave në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

66 vjeçari vuante nga diabeti dhe hipertensioni dhe nuk ka mundur dot të mbijetojë pavarësisht përpjekjes së mjekëve.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme është rritur sërish numri i rasteve të reja me COVID-19 në vend, ku sipas të dhënave janë rregjistruar 78 raste të reja, shumica prej tyre në Shkodër, Krujë dhe Tiranë.

Link: https://new.shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/