Home Aktualitet E fundit/ Koronavirus i merr jetën mjekut të parë në Shqipëri
E fundit/ Koronavirus i merr jetën mjekut të parë në Shqipëri
0

E fundit/ Koronavirus i merr jetën mjekut të parë në Shqipëri

0
0

Ka ndërruar jetë në spitalin infektiv i infektuar me koronavirus mjeku hematolog Arjan Pushi.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se mjeku 58 vjeçar ndodhej i shtruar prej disa ditësh në spital dhe është e para viktimë në rradhët e bluzave të bardha në vend.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se Prof Arian Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë, ndërsa ka përgatitur edhe breza të tërë studentësh duke shërbyer edhe si profesor në Fakultetin e Mjekësisë.

Aktualisht në vendin  tonë janë rregjistruar 63 viktima prej COVID-19, ku vetëm gjatë ditës së sotmë së bashku me Prof. Pushin kanë ndërruar jetë 4 persona.

Link: https://new.shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/