Home Aktualitet E fundit/ Shënohet dy viktima të tjera, Ministria: “Lajmi i mirë është se..”
E fundit/ Shënohet dy viktima të tjera, Ministria: “Lajmi i mirë është se..”
0

E fundit/ Shënohet dy viktima të tjera, Ministria: “Lajmi i mirë është se..”

0
0

45 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke shënuar një ulje të rasteve krahasuar me ditët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të tjerë një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçar nga Tirana.

Ndërkaq në spitalin infektiv janë duke u trajtuar 71 pacientë, 10 prej të cilëve në terapi intensive dhe dy në gjendje më të rëndë shëndetësore në intubim.

Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 persona duke e çuar në 1516 numrin e personave të shëruar që prej fillimisht të epidemisë, ndërsa aktualisht rregjistrohen 999 persona aktiv.

Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e higjenës dhe gjithë protokollet e sigurisë të vendosura nga Ministria.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=tHwlRq2QD4g

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/