Reperi Big Basta ka festuar ditëlindjen gjatë ditës së djeshme dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Vesa Luma ka zgjedhur një foto të përbashkët për ti bërë një urim special.
“Në një ditë si kjo lindi një djalë me yll në ballë, që u rrit me këmbë në tokë, por me mendje vizionar dhe i sigurtë për të ardhmen e tij e të familjes së vogël po me botë shumë të madhe që tashmë e kemi krijuar bashkë! Unë e liani jemi shumë me fat që të kemi! Të duam shumë! Na u bëfsh 100 pak a shumë”, shkruan Vesa krahas fotos.
Por urimi nuk mbaron këtu, ajo ka rrëmuar në arkiva dhe ka zgjedhur një video të tre viteve më parë kur Big Basta është duke qethur një dele, ndërsa këngëtarja dëgjohet të qeshë me të madhe gjatë realizimit të videos.
“Momenti më i dobët në jetën e tij, vdiqa”, shkruan Vesa ndërsa më pas i uron sërish ditëlindjen bashkëshortit.
https://www.instagram.com/p/CCEw1aUpbeq/Link: https://www.instagram.com/p/CCEw1aUpbeq/
Link: https://www.instagram.com/vesaluma/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxhL_S0J8RE/