Home Aktualitet E fundit/ Dy pacientë humbin jetën në infektiv, rritet numri i personave të intubuar
E fundit/ Dy pacientë humbin jetën në infektiv, rritet numri i personave të intubuar
0

E fundit/ Dy pacientë humbin jetën në infektiv, rritet numri i personave të intubuar

0
0

68 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar njofton se kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë një 58 dhe një 59 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkaq bëhet me dije se situata në spitalin infektiv paraqitet serioze ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive, ndërsa është rritur numri i pacientëve të intubuar.

Aktualisht në spital po trajtim 83 persona, 10 janë në terapi intensive dhe katër në gjendje të rëndë të intubuar.

Ministria bën me dije gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 47 qytetarë duke e çuar në 1971 numrin e personave të shëruar që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 1232 persona aktiv, kryesisht në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Krujë.

Ekspertë të Ministrisë bëjnë me dije se aktualisht në spital ndodhen të shtruar edhe mosha të reja dhe i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes, të ruajnë distancën, higjenën dhe të përdorin maska në ambjente të mbyllura.

https://www.youtube.com/watch?v=26uZmclSqCM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=26uZmclSqCM

 

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/