Pak kohë më parë ne mediat online qarkulloi lajmi se këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte shtatëzanë për herë të dytë me portierin e Partizanit Alban Hoxhën.
Thashethemet këtë herë zgjatën shumë pak, pasi këngëtarja vendosi ta përgënjeshtronte mënjeherë këtë lajm me anë të statusi në instagram ku tregonte se në fakt lajmi ishte i remë dhe se për çdo të re ajo do ti njoftonte vetë fansat.
E ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, Çiljeta Xhilaga ka folur për herë të parë lidhur me lajmin e shtatëzanisë duke thënë se e mori me shumë sportivitet.
Ajo tha se atë mëngjes u zgjua me një lajm të bukur dhe se tashmë nuk I bëjnë më përshtypje lajmet që dëgjon për veten.
Ndërsa e pyetur lidhur me planet që ka me Albanin për të zgjeruar familjen, Çiljeta tha se këto janë punët e Zotit dhe gjithçka do të ndodhë kur ta vendosë ai.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=k37tKaP1dkQ
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAQQ3iGggGc/, https://www.instagram.com/p/CAD-1A0l0Kk/