Home ShowBiz Do të bëhen prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit të Ledrit dhe Sarës
Do të bëhen prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit të Ledrit dhe Sarës
0

Do të bëhen prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit të Ledrit dhe Sarës

0
0

Pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi që partnerja e Ledri Vulës është shtatëzanë.

Megjithatë asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar ende një lajm të tillë, por zërat thonë se ajo mund të jetë në fillim të muajit të pestë të shtatëzanisë.

Burime për “Prive”, bëjnë me dije se Sara dhe Ledri janë në pritje të një vajze dhe se vogëlushja pritet të vijë në jetë në muajin nëntor.

Një ditë më parë këngëtari festoi ditëlindjen dhe mes shumë urimeve ajo që na ra në sy ishte edhe urimi i Sarës e cila postoi një foto të saj me Ledrin duke u puthur në perëndimin e diellit, ndërsa i shkruante fjalët më të bukura.

Në një intervistë të disa ditëve më parë në “Klan Kosova”, Ledri tha se do të donte të kishte një familje të madhe me shumë fëmijë, por nuk zbuloi asnjë gjë lidhur me zërat e fundit që po qarkullojnë.

https://www.instagram.com/p/CCdbYpnHr4A/

Link: https://www.instagram.com/p/CCdbYpnHr4A/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-ciSnXhbom/