Home ShowBiz Brenda super ditëlindjes së Ajkës, vogëlushja duke fryrë qirinjtë sapo na i zbukuroi ditën
Brenda super ditëlindjes së Ajkës, vogëlushja duke fryrë qirinjtë sapo na i zbukuroi ditën
0

Brenda super ditëlindjes së Ajkës, vogëlushja duke fryrë qirinjtë sapo na i zbukuroi ditën

0
0

Vajza e Besit dhe Xhensilës ka festuar një ditë më parë dy vjetorin e lindjes.

Këngëtarja ka postuar në instagramin e saj disa video nga festa e ditëlindjes ku gjithçka ishte e menduar deri në detaj.

Vogëlushja kishte veshur një fustan rozë princeshe, po ashtu edhe këngëtarja ishte veshur e gjithë në rozë duke u kombinuar mjaft bukur me të bijën.

Torta e ditëlindjes ishte e zbukuruar me barbi dhe këngëtarja ka postuar momentin kur vogëlushja fryn qirinjtë dhe më pas buzëqesh e lumtur.

Vogëlushja ka marrë urime të shumta nga miq dhe fansa të çiftit, por një urim shumë i veçantë ishte ai i Besit, i cili kishte postuar një foto të së bijës kur ishte shumë e vogël ndërsa shkruan: “Më e shtrenjta, Ajka e jetës, e shpirtit e qiellit! Urime 2 vjetorin bija ime! Ta dua të qeshurën”, shkruan Besi krahas fotos ndërsa falënderon të gjithë miqtë që e uruan vogëlushen për ditëlindje.

 

Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/

https://www.instagram.com/p/CCibaTnhcDV/

Link: https://www.instagram.com/p/CCibaTnhcDV/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6vIS_fHQ4x/