Home Aktualitet Ministria e ka gati vendimin, “Maskat të detyrueshme në çdo ambjent të mbyllur”
Ministria e ka gati vendimin, “Maskat të detyrueshme në çdo ambjent të mbyllur”
0

Ministria e ka gati vendimin, “Maskat të detyrueshme në çdo ambjent të mbyllur”

0
0

Rritja e rasteve me COVID-19 në vendin tonë, ka lindur domosdoshmërinë për të nxitur respektimin e rregullave që kanë të bëjnë kryesisht me përdorimin e maskave.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në poliklinikën nr 8 në kryeqytet tha se vendosja e maskës do të bëhet me detyrim në ambjentet e mbyllura, duke e konsideruar këtë një masë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Deri tani maskat dhe barrierat kanë qenë detyrim për transportin publik dhe bizneset me rrezikshmëri të lartë, por tashmë pritet të bëhen të detyrueshme për të gjithë individët dhe në çdo ambjent të mbyllur.

Manastirliu shtoi se do të këtë penalitete për të gjithë ata individë që nuk do të përdorin maskën në ambjente të mbyllura.

https://www.youtube.com/watch?v=buG3k-N_B9s

Link: https://www.youtube.com/watch?v=buG3k-N_B9s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCbFvvgALrU/