Home ShowBiz Nga vendi ku do ta bëhet dasma, tek emri i djalit, Eduardi rrëfen gjithçka
Nga vendi ku do ta bëhet dasma, tek emri i djalit, Eduardi rrëfen gjithçka
0

Nga vendi ku do ta bëhet dasma, tek emri i djalit, Eduardi rrëfen gjithçka

0
0

Eduard Grishaj dhe Arbana Osmani prej kohësh janë në një lidhje së bashku dhe shumë shpejt do të bëhen prindër të një djali.

Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, Eduardi ka ndarë me publikun projektet e tij profesionale, por edhe detaje nga jeta private.

Ai ka zbuluar se dasmën me Arbanën do ta bëjë në Bogë, por ende nuk e kanë vendosur datën.

Eduardi tha se Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga hyn tek gjërat e bukura.

Ai tregoi gjithashtu se fillimisht e përjetoi me shumë emocion lajmin që do të bëhej baba, ndërsa tha se emri i djalit do të jetë tipik shqiptar.

Ai tregoi gjithashtu se është shumë i lidhur me Malësinë e Madhe dhe se fëmijën e tij do ta sjellë vazhdimisht këtu, ndërsa tregon se deri tani gjithçka po shkon mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=cY0Pndsyqmo

Link: https://www.youtube.com/watch?v=cY0Pndsyqmo

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3VJ1GDAPx_/