E fundit/ Ndërrojnë jetë 4 pacientë, mes tyre një 31 vjeçar, ja situata…
0
0
4 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit të infektuar me COVID-19, mes tyre edhe një 31 vjeçar i cili vuante nga diabeti.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se situata vijon të jetë problematike në spitale ku ndodhen aktualisht të shtruar 124 pacientë, 18 prej të cilëve në terapi intensive si dhe 7 të intubuar.
Ndërkaq sipas të dhënave të Ministrisë gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 92 raste të reja me COVID-19 shumica prej të cilave në Tiranë.
Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 53 persona të tjerë duke e çuar në 2883 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.
Link: https://youtu.be/_eaHY9eJrxM
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/