Home Aktualitet Pamje të frikshme, merr flakë makina ku udhëtonte Ermali, Inva dhe disa emra të njohur
Pamje të frikshme, merr flakë makina ku udhëtonte Ermali, Inva dhe disa emra të njohur
0

Pamje të frikshme, merr flakë makina ku udhëtonte Ermali, Inva dhe disa emra të njohur

0
0

Një grup personash të njohur janë përfshirë në një aksident të rrezikshëm rrugor, por fatmirësisht pa lëndime.

Aktori Ermal Mamaqi, këngëtarja Inva Mula, Mirela Sula, Hetem Ramadani dhe disa personazhe të tjerë ishin duke udhëtuar me një minibus në drejtim të Tropojës ndërsa mjeti është përfshirë nga flakët në ecje e sipër.

Vetë Ermali ka publikuar në instagram një video me pamje të frikshme të furgonin që është shkrumbuar i gjithi.

“Miq për shkak të disa lajmeve që janë përhapur. Ju njoftoj që jemi të gjithë mirë. Ishim kaq shumë njerëz me energji pozitive sa shpërtheu furgoni. Jemi rugës për Tropojë. Gëzuar Bajramin”, shkruan Ermali krahas videos ku shohim furgonin në flakë.

Disa video vërtetë të frikshme ka shpërndarë në instagramin e saj dhe Mirela Sula.

https://www.instagram.com/p/CDTPbQUDYbV/

Link: https://www.instagram.com/p/CDTPbQUDYbV/

https://www.instagram.com/p/CDTGjhEjRbM/

Link: https://www.instagram.com/p/CDTGjhEjRbM/