Arbana Osmani do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të dytë.
Ajo dhe regjisori Eduard Grishaj janë në pritje të një djali dhe lajmin e dha vetë Arbana në muajin maj në ditën e ditëlindjes së të dyte.
Moderatorja duhet të jetë në tre mujorin e fundit të shtatëzanisë dhe sot ka shpërndarë në instagram një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur në Parkun Kombëtar të Qafështamës.
Edhe pse është veshur e gjitha me të zeza dhe me një bluze të gjerë, barku i rrumbullakosur është shumë i dukshëm.
Ajo dhe Eduardi janë prej kohësh bashkë dhe në një intervistë që regjisori dha për “Pushime on Top”, foli për planet që kanë për martesën si dhe emrin e djalit.
Konkretisht ata kanë menduar ti vendosin djalit një emër tipik shqiptar, ndërsa dasmën mendohet ta realizojnë në Bogë.
Link: https://www.instagram.com/p/CDTg9upADlH/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBqqy6uAY4H/