Pas përfundimit të sezonit të emisionit të pasdites në “Tv Klan”, moderatorja Rudina Magjistari ka vendosur të nisë pushimet së bashku me të shoqin dhe vajzën.
Ajo ka postuar si rrallë herë një foto ku pozon me bashkëshortin dhe ku të dy duken buzëqeshin të lumtur.
Rudina ndodhet aktualisht në Butrint ku përveç fotos me të shoqin ka postuar edhe një foto të Mias e cila është rritur dhe është bërë një zonjushë shumë simpatike teksa viziton gjithë kërshëri Butrintin.
“Vizita jonë e parë në Butrint”, shkruan Rudina krahas fotos së Mias.
Moderatorja është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe këto janë ndër të paktat foto që ka postuar me bashkëshortin apo të bijën.
https://www.instagram.com/p/CDa1rq7jXJ6/Link: https://www.instagram.com/p/CDa1rq7jXJ6/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCd2SR3DtXq/