Home ShowBiz Megjithë rroba në pishinë, Ledri jep spektakël në mes të pushuesve
Megjithë rroba në pishinë, Ledri jep spektakël në mes të pushuesve
0

Megjithë rroba në pishinë, Ledri jep spektakël në mes të pushuesve

0
0

Këngëtari Ledri Vula ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes që pas lajmeve se shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij Sara Hoxha janë në pritje të një vajze dhe këtë lajm e dha vetë Ledri me anë të një videoje shumë të veçantë në instagram.

Ndërkaq së fundmi ai dhe Sara janë duke shijuar verën në jug të vendit ndërsa nuk mungojnë videot dhe fotot e shumta nga plazhi.

Ledri ka postuar në instagram një video ku e shohim teksa ndodhet pranë një pishine brenda së cilës ndodhen disa fansa të tij.

Këngëtari ka vendosur t’ju bashkohet duke u hedhur në pishinë megjithë rroba dhe syze dielli duke shkaktuar ovacione dhe duartrokitje tek personat që ndodheshin rreth e rrotull.

https://www.instagram.com/p/CDZVOY9BR6s/

Link: https://www.instagram.com/p/CDZVOY9BR6s/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B76jpYzhinh/