Besi humb njeriun e dashur, aktori i dedikon fjalët më prekëse
Aktori i njohur Bes Kallaku ka humbur së fundmi një prej miqve të tij më të mirë.
Ai ka postuar në instagram një foto me të ndërsa i dedikon fjalët më të ndjera.
Besi nuk ka treguar se kush është personi në fjalë, por nga fotoja ai duket në moshë të reja dhe aktori i dedikon fjalët prekëse mikut të tij.
“Lamtumirë shoku im i mirë. Vërtetë të pabesueshme janë ndarjet prej jetës me njerëzorët si ty, me mirësinë e zemrës dhe buzëqeshjen e stampuar në fytyrën tënde që largon trishtimin. Për sot trishtueshëm na ka mbet veç e qeshura jote dhe kujtimet. Kush të ka njohur e di shumë mirë se ç’njeri ishte. I lehtë dheu mbi ty, në paqe shkofsh e pushofsh”, shkruan Besi, krahas fotos me mikun e tij.
https://www.instagram.com/p/CDlw6NjHCqf/Link: https://www.instagram.com/p/CDlw6NjHCqf/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B47jE0eBb4N/